Regjistrimet në konvikte të studentëve të mjekësisë, procesi vijon normalisht

schedule18:44 - 25 Shtator, 2018

schedule 18:44 - 25 Shtator, 2018

Pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku shiheshin rradhë të gjata për regjistrimin e studentëve nëpër godinat e Universitetit të Mjekësisë, ABC News shkoi për ta parë ecurinë e këtij procesi, pranë godinës rezidenciale numër dy në Tiranë. Le të shohim se si paraqitet situate aty.

Ka nisur në Tiranë procesi i regjistrimit të studentëve nëpër konvikte, teksa viti akademik për ta nis më 15 tetor. ABC News ndoqi procesin e regjistrimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë pranë godinës numër 2. Por procesi të martën është i qetë, një dite normale regjistrimi. Përfaqësuesi i zyrës së shtypit të kësaj godine studentore thotë se procesi vijon pa problematika.

Marion Gorica, përfaqësues i zyrës së shtypit, Godina nr. 2: “Regjistrimet kanë nisur nga data 24, më pas kryhet dhe akomodimi duke filluar nga data 1. Është një proces normal dhe brenda standarteve dhe kushteve që duhet për të pasur një procedurë.”

Studentët dhe familjarët e tyre shprehen se nuk iu është dashur të presin shumë në radhë për procedurat e regjistrimit në konvikt, por këtë druhen ta konfirmojnë para kameras. Tarifa për një vit shkollor qëndrimi në konvikt, sipas burimeve zyrtare, kushton 43 mijë lek të reja, e për studentët e mjekësisë ofrohen kushte optimale akomodimi. Regjistrimet do të vijojnë të jenë të hapura deri ne fund te muajit tetor, në të gjitha godinat e konvikteve./abcnews.al