Përshkallëzohet protesta e nxënësve dhe e banorëve në fshatin mengël të Elbasanit. Sot ata kanë bllokuar për disa minuta aksin e rëndësishëm nacional Elbasan-Librazhd. Për pasojë nuk kanë munguar edhe konfliktet dhe incidentet mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve.
Forca të shumta policie kanë qenë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe janë përpjekur që të hapin sa më shpejt rrugën duke e cilësuar si të paligjshëm veprimin e banorëve. Në mbështetje të protestuesve ka qenë deputeti Luçiano Boçi.
Prindër dhe nxënës do të përpilojnë një peticion të cilin do ia dërgojnë bashkisë Elbasan. Njëkohësisht ata kanë kërcënuar se protesta e tyre do të vazhdojë të përshkallëzohet në ditët në vazhdim./abcnews.al