Policia e Shtetit dhe ushtria kanë rrethuar zyrat e Albcontrol për shkak se kulla e kontrollit është ndërtesë e sigurisë së lartë.
Kjo lëvizje e policisë dhe ushtrisë vjen për shkak të grevës të nisur nga kontrollorët e Albcontrol.
Ndërkohë, kontrollorët janë brenda institucionit dhe prej disa orësh vijojnë grevën.
Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në aeroport, duke ndërprerë të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse në aeroport.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar sabotim të rëndë të aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Frymëzuesit e asaj që kreu i qeverisë e cilëson si lëvizje të çartur, janë sipas tij Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Ramës, këta të fundit duan mbylljen e aeroportit që në vend të mos vijnë vaksinat.
Në një konferencë për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku i quajti veprimet e kontrollorëve të paprecendta ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një grusht shteti nga opozita. g.v/abcnews.al