UEFA po punon intensivisht për të siguruar lejet e duhura për të futur tifozë në stadiume në ndeshjet e Kampionatit Europian, që do luhet këtë verë.
Pas Italisë, që dha miratimin për të luajtur ndeshjet me tifozë në “Stadio Olimpico”, vjen një tjetër lajm i mirë për qeverinë e futbollit botëror.
Autoritetet shëndetësore baske kanë dhënë miratimin që në “San Mames”, stadiumi i Athletic Bilbaos, të luhet me maksimumi 25% të stadiumit më tifozë, që përkon me 13 mijë spektatorë, sa “Selman Stermasi” plot. /abcnews.al