Plagoset rëndë në vendin e punës një person në Korçë, niset me urgjencë drejt spitalit. Një 27-vjeçar në fshatin Porodinë të Korçës është plagosur rëndë në këmbë ndërsa punonte arën me një mjet tip zetor. I riu me iniciale A. M. dyshohet se është plagosur nga freza e mjetit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 ndërsa 27-vjeçari ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. sb/abcnews.al/