Alarm në Greqi: Të bëhemi gati për 5 mijë raste me koronavirus në ditë

schedule12:35 - 6 Prill, 2021

schedule 12:35 - 6 Prill, 2021

“Shpresoj se do të arrijmë de-përshkallëzimin pas 15 Prillit,” mësohet të ketë thënë profesori i pulmonologjisë Nikos Tzanakis në Greqi, duke paralajmëruar se në ditët në vijim, do të ketë një rritje të madhe infektimesh.

Ai bëri vlerësimin se sot ose nesër pritet që shteti fqinj te ketë rekordin e rasteve të infektimit me koronavirusit , ndërsa theksoi se periudha e pikut do të vazhdojë duke theksuar se pritet të arrihet deri në 5,000 raste.

Në lidhje me shtrirjen e bllokimit , i cili mban dyqanet të mbyllura në Selanik, Achaia, Kozani, mjeku theksoi se: “Duhet të them se duhet të shkëputim barrën epidemiologjike nga synimi ynë për të hapur shitjen me pakicë. Nëse pranojmë që nuk ndikon në indekset virale, atëherë ky vendim (s.s: për mbyllje në Selanik, Achaia, Kozani) duhet të anulohet “tha profesori.

Ai më pas  shtoi:” Është më mirë të kesh dyqane të hapura. Nuk e kuptoj pse nuk i lejojmë njerëzit të shkojnë në vilën e tyre. Për fat të mirë, njerëzit u urdhëruan të dilnin gjatë fundjavave. Isha shumë i lumtur kur pashë njerëzit jashtë. Kjo e ndihmon ata për të ndjekur masat më mirë dhe në baza ditore “. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!