Të gjithëve na ndodh të qajmë, në situata të ndryshme. Shoqëria shpesh e sheh të qarin si një shenjë dobësie, por në fakt nuk është ashtu. Nëse e ndjeni nevojën të qani, mos i mbani lotët. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë 5 probleme që ju zgjidh qarja.
1. Stresi
Një studim i vitit 2014 zbuloi se e qara i ndihmon njerëzit të relaksohen gjatë periudhave të vështira. Rezultatet e të qarit nuk janë të menjëhershme pasi mund të duhen disa minuta që trupi juaj të relaksohet. Sipas studiuesve, e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS). Kur aktivizohet, PNS ka një efekt qetësues në tru.
2. Presioni i gjakut
Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në disa probleme serioze shëndetësore si goditje në tru, sulm në zemër, dështim të zemrës, çmenduri, dhe madje edhe dështim të veshkave. Por lajmi i mirë është se sipas disa studimeve, e qara jo vetëm që ul presionin e gjakut dhe e mban atë nën kontroll, por nëse qani intensivisht do të keni edhe puls të rregullt, informon abcnews.al.
3. Akumulimi i toksinave
Lotët që rrjedhin nga sytë tuaj duke qarë mund të pastrojnë mbeturinat, si tymi dhe pluhuri, nga sytë. Gjithashtu, kur qajmë, lotët largojnë toksinat që grumbullohen në trup për shkak të stresit. Ky heqje e toksinave ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit në trup, duke rezultuar kështu në një gjendje shpirtërore më të lehtë.
4. Ndryshimet e humorit
Ndryshimet e humorit mund të ndodhin për arsye të ndryshme. Një arsye e tillë është akumulimi i manganit në trup. Kur qajmë, ky mangan i tepërt rrjedh nga trupi së bashku me pikat e lotit. Kjo zvogëlon përqendrimin e tij në trup, dhe, si rezultat, ju bën të ndiheni të qetë dhe të përqendruar, informon abcnews.al.
5. Dhimbje
Kur kemi dhimbje fizike, disa pika loti shpesh dalin në mënyrë të pavullnetshme. Kjo është mënyra e trupit për të zvogëluar ndjesinë e dhimbjes. Kërkimet kanë zbuluar se përveçse qetësimit, derdhja e lotëve emocionalë çliron oksitocinë dhe endorfinë. Këto kimikate i bëjnë njerëzit të ndihen mirë dhe gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjen fizike dhe emocionale./e.b-abcnews.al