Peshëngritësit që duan të shënojnë historinë: Vëllai konkuron për Brazilin, motra për Shqipërinë

schedule09:10 - 6 Prill, 2021

schedule 09:10 - 6 Prill, 2021

Evangjeli Veli është shqiptarja që ka fituar medaljen e bronztë në Rusi. Peshëngritësja shqiptare, e cila konkurronte për peshën 55 kg, ngriti në stilin e shkëputjes 89 kilogramë dhe u ngjit në podium. Në stilin e shtytjes Veli çoi vetëm 105 kilogramë, duke mos marrë dot medalje në dygarësh.

Në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, peshëngritësja ka treguar gjithçka, nga dëshira si lindi pasioni për t’u marrë me këtë sport, zgjedhja për të përfaqësuar Shqipërinë dhe jo shtetin ku jeton Greqinë.

Kam që 11 vjeç që stërvitem me babin në Shqipëri, kështu që të katër fëmijët filluam me një shtang të thjeshtë në shtëpi. Më pas u rregjistruam në Greqi në peshëngritëje.

Ka qenë garë shumë e fortë dhe kategoria do të jetë nga më të fortat e këtij Europiani. Unë stërvitem jashtë Shqipërie se jam në një universitet dhe nuk kam mundësi. E kam filluar stërvitjen shumë vonë, tre javë para Europianit në palestër. Po të isha stërvitur siç duhet do të kisha fituar edhe vendin e parë”.

Më tej, ajo u shpreh se edhe vëllai i saj është një peshëngritës shumë i zoti, por përfaqëson Brazilin. Prandaj ata mezi po presin që të bëjnë historinë.

Zgjodha Shqipërinë se është vendi im dhe vëllai dhe motra ime kanë përfaqësiuar atë. Vëllai konkuron për Brazilin, ka bërë garë për Shqipërinë, po tani konkuron për Brazilin se jeton atje me familjen. Sidoqoftë do takohemi në Botëror, do bëjmë historinë njëri për Shqipërinë, njëri për Brazilin”./abcnews.al