Më shumë se 167 milion doza të vaksinës anti-Covid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të botuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC raportoi se janë administruar 167,187,795 doza totale – rreth 80% e 207,891,395 e dozave të dorëzuara.
Më shumë se 107.5 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe gati 19% e popullsisë – më shumë se 62 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të CDC.
Më shumë se 40% e të rinjve dhe më shumë se 75% e të moshuarve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe rreth 23% e të rinjve dhe 55% e të moshuarve janë plotësisht të vaksinuar./abcnews.al