Rebelohen nxënësit e shkollës së Mengëlit në Elbasan. Të mbështetur nga prindërit, ata kanë thyer derën e shkollës dhe janë futur brenda ambienteve të saj. Më herët ata kishin paralajmëruar se do të bllokonin rrugën. Ata thonë do të vazhdojnë mësimin në kushte të tilla dhe nuk do të pranojnë të shkojnë në shkolla të tjera.
Shkolla e tyre ishte mbyllur me urdhër të posaçëm të Komisionit të Emergjencave, pasi u dëmtua nga tërmeti dy vjet më parë. Drejtoria Arsimore në Elbasan e organizoi transportin e nxënësve për në shkollat e qytetit . Bëhet fjalë për rreth 300 nxënës që kanë bojkotuar mësimin. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit, ndërkohë ata thonë se do ta përshkallëzojnë protestën duke u ngujuar brenda në shkollë ose edhe duke bllokuar rrugën nacionale./abcnews.al