Rusia po ndërton një bazë të paparë ushtarake në Arktik dhe po teston armët e saj më të reja në rajonin tashmë pa akull, për shkak të ngrohjes globale, në një përpjekje për të siguruar bregdetin e saj verior dhe për të hapur një rrugë kyçe transporti nga Azia në Europë.
Ekspertët e armëve dhe zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësim të veçantë për ‘super-armën’ ruse, silurën Poseidon 2M39, e cila do të jetë pa pilot dhe do të mundësohet nga një reaktor bërthamor, informon abcnews.al.
Pamjet satelitore të siguruara nga CNN, tregojnë një ndërtim me ritme të ngadalta por të vazhdueshme të bazave ushtarake ruse, si dhe ndërtimin e armëve të reja te teknologjisë së lartë, në vijën bregdetare të Arktikut.
Ndërtimi i bazës ruse është përputhur me lëvizjet e trupave dhe pajisjeve të NATOS-s dhe SHBA-ve, informon abcnews.al.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i tha për CNN se: “Është e qartë se ka një sfidë ushtarake nga rusët në Arktik”, duke përfshirë rindërtimin e bazave të vjetra të Luftës së Ftohtë dhe ndërtimin e objekteve të reja në Gadishullin Kola pranë qytetit Murmansk.
Imazhet tregojnë forcimin e ngadaltë dhe metodik të bazave ajrore dhe bazave “trefoil”, një model i tërfilit që ka tre ngjyrat e flamurit rus, të bardhën, të kuqen dhe blunë./e.b-abcnews.al