Vjosa Osmani presidente e Kosovës, Rama: Qoftë një punë e mbarë për popullin

schedule08:49 - 5 Prill, 2021

schedule 08:49 - 5 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e së hënës pasi të dielën mbrëma Vjosa Osmani u zgjodh presidentja e Kosovës.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.

Po ashtu, Rama uron që në vijim të jetë një punë e mbarë dhe suksesshme për popullin e Kosovës.

POSTIMI

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”

Vjosa Osmani u zgjodh presidentja e re e Kosovës mbrëmjen e së dielës me 71 vota pro, në raundin e tretë të votimit. Gjatë numërimit të votave, deputetët u ngritën në këmbë duke duartrokitur sapo u numëruan 61 vota pro Osmanit.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit u mbajt edhe të shtunën, por dështoi në rundin e parë, pasi nuk ishin 80 vota në kuti. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!