Ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara gjatë një eventi në Las Vegas u kërkoi qytetarëve që të votojnë në zgjedhje për të ndryshuar. Megjithatë Mishel Obama përsëri mohoi kërkesat e publikut për të kandiduar kundër Trump në zgjedhjet presidenciale.
Buzëqeshja dhe energjia që Amerika nuk ka harruar. Mesazhi i ashpër që mbajti në sirtar për muaj me radhë, si burri i saj, duke respektuar rolin institucional të “ish-drejtuesve të vendit” dhe punën e ekipit të ri të Shtëpisë së Bardhë: Michelle Obama është kthyer dhe Shtetet e Bashkuara rikthejnë admirimin për atë që mbetet një prej Zonjave të Para më të njohura në histori.
Zonja Obama mbajti eventin e parë për një nga shoqatat që drejton, “Kur të gjithë ne votojmë”, një grup dypartiak i krijuar për të nxitur përfshirjen në votime të sa më shumë personave që të jetë e mundur pavarësisht përkatësisë politike: “Ne kemi udhëheqës atë për të cilin votojmë, kemi politikat për të cilat ne votojmë. Dhe nëse nuk shkojmë të votojmë, është momenti kur ne e braktisim idenë e qeverisë për njerëzit dhe të bërë nga njerëzit”. Ajo vazhdoi duke thënë se nuk ishte i interesuar se për kë do të votonin njerëzit, por të votosh është e rëndësishme.
Michelle ka marrë në këtë mënyrë, të paktën formalisht, distancë nga burri i saj, ish-Presidenti Barak Obama, i cili është i përfshirë drejtpërsëdrejti në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Në javët e fundit, ai ka mbajtur tubime në disa shtete në favor të kandidatëve demokratë dhe është bërë në fakt njeriu rreth të cilit veprimi i demokratëve është i përqendruar kundër Presidentit Donald Trump. Gjatë fushatës zgjedhore, Michelle Obama kritikoi ashpër Trump, politikat e tij të të drejtave civile dhe fjalët e tij rreth grave: por pas fitores së kandidatit republikan ajo kishte mbajtur heshtjen institucionale. Ndërkohë, gjatë eventit në Las Vegas, persona të shumtë nga publiku i kërkuan ish Zonjës së Parë që të kandidonte për garën e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë: por ajo tundi kokën duke qeshur dhe tha: “t’I japim fund kësaj historie”./abcnews.al