Gjatë mesnatës automjeti, me motor “Benzin-Gas” me targa “AA 265 HS” ka marrë flakë në ecje.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-UMB në Fier.
Mësohet se shoferi fatmirësisht ka dalë nga automjeti i tij, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.
Gjithashtu edhe policia ka ndjekur nga afër ngjarjen, ndërsa ënde nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar shpërthimin e flakëve.
Njoftimi i plotë:
Digjet ne mesnate nje automjet tip “Mitsubishi Carisma”.
Ngjarja ka ndodhur ne vendin e njohur si Ish UMB ne Fier
Automjeti me motorr Benzin-Gas me targa AA 265 HS ka marre flake ne ecje e siper, cka e ka detyruar drejtuesin, Dashnor Hysko, te dal i alarmuar prej tij.
Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat zjarrfikese qe kane mundesuar shurjen e flakeve, ndersa makina eshte djegur ne pjesen me te madhe te saj.
Nga ana e bluve eshte pare nga afer situata, ndersa ende nuk dihet se cilat jane shkaqet qe kane cuar ne shperthimin e flakeve.
/abcnews.al/