Fiton dhe shkëputet Shkëndija, ndërsa Shkupi nuk ia del të mbajë ritmin e kryesuesve nga Tetova në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Skuadra e Ernest Gjokës mposhti 2-1 në shtëpi ekipin e Sileksit. Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë.
Valmir Nafiu kaloi vendasit në avantazh, por Sileksi barazoi me anë të Gorgiev. Kur kishin mbetur vetëm katër minuta lojë, Besart Ibraimi shënoi golin e fitores për Shkëndijën. Goli i 17-të sezonal për bomberin Ibraimi dhe vendi i parë me 56 pikë për Shkëndijën.
Një tjetër skuadër tetovare fitoi sot. Renova befasoi Shkupin në kryeqytet, duke e mundur 1-2. Jasaroski dhe Mishkovski shënuan golat e fitores për ekipin mik, teksa Ademi gjeti golin e nderit për bardhekaltrit në shtesa.
Shkupi mbetet në vend të dytë, por tani ndodhet 10 pikë larg Shkëndijës kryesuese. Struga Trim Lum fitoi 3-1 në shtëpi kundër Belasica, falë golave të Ristevskit, Cakes dhe Kalanoskit (autogol), sukses i rëndësishëm për objektivin Europa League. /abcnews.al