Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzave se ishte në Kuvend e infektuar me virus, Adriana Matoshi iu përgjigjet me një foto

schedule17:14 - 4 Prill, 2021

schedule 17:14 - 4 Prill, 2021

Ditën e sotme u përfol se aktorja, Adriana Matoshi, njëherësh deputete në radhët e VV-së ka marrë pjesë në seancën parlamentare ndërkohë që është e infektuar me koronavirus. Por i menjëherëshëm ka qenë reagimi i saj, e cila ka publikuar rezultatin e testit në rrjete sociale.

Në Instagram ajo shkruan se “doktorët thonë se jam e sëmurë pasi vuaj nga realiteti”. “Është e turpshme dhe e paprecedentë lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetësore timen.

May be an image of text that says 'Emri dhe mbiemri ADRIANA MATOSHI 21040109.201345 120/GK Referuar: VP Viti lindjes 1980 Gjinia: Vendbanimi PRISHTINE 2021 12:16 2021 3:50 Analiza SARS CoV-2 gG Printimi: 02. ANTI SARS COV-2 Rezultati Norma Pozitiv Anti SARS CoV-2 gM Njesia 0.50 Negativ 1.00- >1.21 <0.99 Pershkrimi Negativ dyshimte Pozitiv Negativ dyshimte PoZitV Metoda punês: ELFA Enzyme Linked Fluorescent Assay, mmunoassay. Aparati: Vidas, Prodhuesi: Biomerieux, France. r.lbrahim brahimi Print: Spec.B Biokimisẽ klinike KO-033851-01-05 Rezultati eshté| validuar ményrê elektronike dhe vien Analizen nênshkrim dhe punoi: vulê, Ctrf.'

Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mundohen të më nënshtrojnë. Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshpërohuni nga rezultati i testit tim.”, është shprehur Adriana Matoshi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!