Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndreu: Bylisi ekip i fortë, por kam një ekip me karakter

schedule20:14 - 3 Prill, 2021

schedule 20:14 - 3 Prill, 2021

Kastrioti e ka finale me Bylisin nesër. Krutanët do kërkojnë që të mos humbin në këtë transfertë, pasi situata do të përkeqësohej dhe diferenca me ballshiotët do të shkonte në 1 pikë. Para ndeshjes me Bylisin ka folur trajneri Ramazan Ndreu, i cili fillimisht tregoi se kjo periudhë i ka shërbyer skuadrës së tij të plotësohet.

“Këto dy javë na kanë ndihmuar shumë, pasi janë rikuperuar edhe ata lojtarë që ishin të dëmtuar. Nuk do të jetë Shkalla dhe shpresojmë që Devid të luajë të paktën 45 minuta. Ai është lojtar i rëndësishme dhe shpresojmë të na rikthehet shpejt”, ka deklaruar Ndreu fillimisht dhe më pas ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Bylisit dhe garën për mbijetesë.

“Bylisi? Ky kampionat ka treguar që të gjitha skuadrat janë të forta. Bylis ka kontribuar shumë në rritjen e cilësisë së futbollit në Shqipëri në vitet e fundit ndaj merr vlera. Edhe Apolonia e Skënderbeu janë dy skuadra që kanë zhvilluar ndeshje të mira, ndaj them që janë skuadra që duan vlerësim maksimal.  Luajmë në transfertë, një ndeshje e vështirë, por nuk përfundon kampionati me këtë ndeshje.

Ajo që mua më bën optimist është fakti që shkojmë në këtë ndeshje në gjendje të mirë psikologjike. Edhe distanca prej 4 pikësh na jep besim se do e ruajmë këtë distancë. Ajo që më jep optimizëm dhe më bën besimplotë është gjendja e mirë, dhe lojërat e mira që kemi zhvilluar në ndeshjet e fundit. Kam besim se në Ballsh do të dalim me një rezultat të mirë”.

“Nuk mundet kurrë që të sigurosh mbijetesën 10 javë përpara. Është një luftë e hapur dhe është krejt normale që skuadrat të kenë ato lëvizjet lart-poshtë. Nëse para 6-7 javësh ishim 10-12 pikë para atyre që na ndjekin, sot jemi katër. Shpresoj që me kalimin e ndeshjeve ta shtojmë diferencën.  Unë ia kam bërë të ditur lojtarëve që asgjë nuk na tremb.

Ajo që mua më tremb, është në raste të veçanta kur skuadra nuk është në 100% e vet. Këto djem që kam kanë treguar që rrëzohen dhe dinë të ngrihen sërish. Kjo na bën optimistë të gjithëve. Kemi karakter të fortë, e kemi treguar dhe do e tregojmë. Jam i bindur, që kur të mbarojë kampionati do të jemi në një distancë të konsiderueshme pikësh nga ndjekësi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!