VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, Valon Ahmedi e bën “sefte” në Bjellorusi

schedule18:47 - 3 Prill, 2021

schedule 18:47 - 3 Prill, 2021

Rey Manaj dhe Valon Ahmedi janë dy nga legjionarët që kanë gjetur rrugën e rrjetës sot. Sulmuesi lushnjar, pasi ndëshkoi San Marinon me fanellën e kombëtares, ka realizuar edhe me Spanjë me Barcelona B.

Manaj ka gjetur golin e nëntë në kampionat me katalanasit, pas 26 minutash lojë. I riu ka devijuar në mënyrë mjeshtërore një top në minutën e 26-të, duke ndëshkuar skuadrën e Alcoyano dhe pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur 1-0.

Shumë kilometra larg, në Bjellorusi, ka shënuar golin e parë me fanellën e Shakhtyor Soligorsk mesfushori Valon Ahmedi. Skuadra e tij fitoi 4-0 në shtëpi kundër Isloch. Lojtari që ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare po paraqitet shumë mirë dhe ka marrë vlerësime pozitive deri më tani. /abcnews.al