Teuta kap Vllazninë në krye, pasi ka mundur Laçin në Durrës me rezultatin minimal 1-0. “Djemtë e Detit” kanë dominuar dhe i janë afruar disa herë golit me Lorenco Vilën dhe Dejvi Bregun që në 45 minutat e para, që u mbyllën në barazim pa gola.
Vlonjati Bregu ishte protagonisti absolut, duke vallëzuar në zonën e Laçit dhe duke shënuar një gol fantastik, i 50-ti për të në Superiore. Kurbinasit tentuan të mos mposhteshin në Durrës, por nuk ia dolën dot dhe tani bien në vendin e tretë që e ndajnë me Partizanin.
Në Shkodër Vllaznia-Partizani përfundoi 0-0. Miqtë ishin më kërkues në pjesën e parë, duke iu afruar golit me Bitrin. Në të dytën shkodranët u paraqitën më mirë dhe Shehi e Dilaver rrezikuan portën e Alban Hoxhës, por pa sukses. 0-0 dhe gara për titulli vazhdon të jetë shumë interesante. /abcnews.al
VLLAZNIA-PARTIZANI 0-0
VLLAZNIA: Zogovic, Kruja, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Cordiero. Trajner: Ilir Daja.
TEUTA-LAÇI 1-0
Shënues: Bregu 76′
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
LAÇI: Sherri, Ignjatovic, Malota, Obanor, Marku, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta, Mazrekaj, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro
86′ Dejvi Bregu ka zhbllokuar ndeshjen kundër Laçit. Vlonjati ka ndëshkuar portierin Alen Sherri me një gol shumë të bukur
56’ Haris Dilaver kishte një mundësi të artë për të shënuar në portën e Partizanit, por gjuajtja e tij nuk kishte shënjestrën e duhur
https://streamable.com/nadriv
35’ Bitri i Partizanit iu afrua shumë golit, por portieri Zogovic në një formë të mirë e ndali beratasin
https://streamable.com/51lnw3
29’ Teuta ka pretenduar për penallti pas rrëzimit të Dejvi Bregut në zonë, por arbitri Hamiti ka menduar se nuk kishte faull
https://streamable.com/tg2o4i