Një sasi tritoli ka shpërthyer në një banesë në katin e katërt të një pallati në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur orëve të para të mëngjesit dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Të njëjtat burime saktësojnë se shtëpia është e Jovan Çelës, 43 vjeç, i cili ka dëshmuar në polici se nuk ka konflikte personale.
Nga ana tjetër, policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona, por nuk ka mundur të vendosë autorin ne pranga./abcnews.al