Në seancën e sotme zhvilluar në Kuvendin e Kosovës opozita është përplasur me qeverinë pasi akuzon këtë të fundit së është duke keqpërdorur pushtetin.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se organizimi e kësaj seance nuk ndihmon për demokracinë e Kosovës. Ai gjithashtu theksoi se është befasuar nga kjo mbledhje, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti të mos cënojë sistemin demokratik.
Lexo edhe: Çështja e Ligjit për Zgjedhjet, Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme
“Kam një pyetje për kryeministrin Kurti dhe për të gjithë ju, a mund të më tregoni përse po sillni këtë ligj tani natë. Tregoni pash zotin ku po ju dhemb. Nëse ju keni vështirësi na tregoni se jemi në gjendje me ju ndihmuar, por mos ja bëj këtë Kosovës.
Me këtë mënyrë të punës së juaj jam i befasuar në kontekstin negativ e them këtë. Nuk jam për dhunim të demokracisë së Kosovës në këtë mënyrë dhe sistemit demokratik që po e ndërtojmë se bashku”, tha më tej Haradinaj.
Nga ana tjetër , drejtpërdrejtë nga kjo seancë e thirrur nga VV, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi se Reforma Zgjedhore duhet të jetë më përmbajtësore dhe jo thjesht ndryshim i disa neneve.
Ai i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës të tërheqë ligjin he të mos e dërgojë vendin në zgjedhje.
“Nuk bëhet Reforma Zgjedhore brenda natës e aq më pak natës. Në këtë mënyrë bëhet vetëm nëse përdoret si shantazh. Me veprimet e sotme këta kanë përjashtuar opozitës. Këto veprime janë shantazhuese nga një shumicë e cila me sa duket nuk është e zonja të qeverisë vendit.
Shantazhi i sotëm lë të kuptohet se kryeministri ose nuk do të zgjidhë këtë çështje ose kërkon të krijojë destabilitet. Të bëj thirrje Albin që të tërhiqesh, duhet t’i japim mërgatës lehtësim për të votuar dhe për këtë jemi në një mendje, por mos përdor shantazh. Mos përdor shantazh. Opozita Albin nuk nënshtrohet”, tha ai.
/abcnews.al/


