Skënderbeu u ndal në barazim nga Tirana në ndeshjen e Superligës të luajtur në Korçë. Sfida e javës së pestë përfundoi 1-1, me miqtë që kaluan të parët në epërsi me golin e Hasanit, dhe me vendasit që barazuan pranë fundit, falë sulmuesit Oto Xhon.
Pjesa e parë ishte më e mirë për kryeqytetasit, që shënuan që në minutën e 20-të, ndërsa patën pretendime për gjyqtarin Kuka. Tiranasit kërkuan dy kartonë të kuq për lojtarët e Skënderbeut, por kjo nuk ndodhi.
Pas pushimit, kampionët patën epërsi të plotë dhe e merituan barazimin, madje edhe mund ta kishin fituar ndeshjen. Korçarët bënë presion, por u ndalën nga mbrojtja e fortë mike, duke arritur të barazonin vetëm në minutën e 87-të.
Pas këtij rezultati, Skënderbeu mbajti vendin e parë në Superligë me 11 pikë, ndaj 10 të Partizanit, ndërsa Tirana është në vendin e 7-të me pesë pikë. /abcnews.al