Shkodër, plagosja në “Guerrile” policia arreston dy autorët

schedule10:18 - 5 Nëntor, 2017

schedule 10:18 - 5 Nëntor, 2017

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy autorët e dyshuar të plagosjës së Hermes Beqirit.  Ata u kapën në një banesë në fshatin Grudë bashkë me armën e krimit. Sipas policisë, ai që dyshohet se ka qëlluar me automatik është Elvis Hoxha, kurse bashkëpunëtori i tij që drejtonte motorrçikletën është një tjetër 17 vjeçar me inicialet D.H. Policia vuri në pranga dhe Bekim Turishtën për moskallëzim të krimit. Ngjarja ndodhi në lagjen Guerrile dhe nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit. Autorët ishin larguar nga vendi i ngjarjes me motorr./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!