Suzana Turku dhe Katerina Trungu ishin të pranishme ditën e sotme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku rrëfyen përvojat e tyre jetësore në lidhje me gënjeshtrat.
Ermali e pyet Katerinën nëse ka ndonjë personazh publik që kur e sheh thotë “bo doli kryegënjeshtari”. Ajo pohoi duke thënë se ka por nuk mundet ta thotë emrin për shkak të marrëdhënieve profesionale.
Ndërkohë gënjeshtra që do e shpëtonte nëse nuk do të takoj dikë është: “Fatkeqësisht përdor djalin kohëve të fundit”.
Suzana Turku e cila ka jetuar edhe në kohën e regjimit socialist tha se jusitifikimet janë përdorur kryesisht nga studentët e saj. Turku kujtoi periudhën e liceut ku ka dhënë mësim nga ‘76-‘83 në klasa por edhe me korin e madh me studentet, gënjeshtrat ishin prezente ndonëse të pakta.
“Unë nuk do thoja gënjeshtër më shumë se sa një lloj justifikimi. Ata justifikoheshin… ateherë për shembull “më vdiq gjyshja”, “më la autobusi””, tregoi dirigjentja.
Ajo tha se janë të pranueshme deri në momentin që nuk bëhet zakon. Ermali e pyet nëse artistët gënjejnë. Ajo nënvizoi: “Artisti që gënjen nuk bën dot art”.
Ermali e vendos në një situatë hipotetike ku gjendej e bezdisur nga njeriu që ka përball dhe do të largohet, në këtë rast çfarë gënjeshtre të bardhe do të sajonte.
“S’ka nevoj për gënjeshtër. Iki”, tha Suzana Turku./abcnews.al