Genard Hajdini është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale e për pasojë edhe me influencë. Sot në ditën e gënjeshtrave ai ishte i ftuar në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku u tregoi se gënjeshtrat e bardha janë pjesë e përditshmërisë sonë, por ato që e kanë bërë rrugë këtë përmes premtimeve boshe janë politikanët.
Ermali e pyet nëse ka ndonjë emër politikani që mund ta veçojë si personazh politik që përdor më shumë gënjeshtrën. Genardi zgjodhi Erion Veliaj për faktin se shumë pjesë të historisë së jetës së tij janë të huazuara.
“Unë do thoja Erion Veliaj direkt. Sepse në historinë e vet që tregon ka pjesë që i ka marrë nga jetët e të tjerëve që nuk i ka pjesë të jetës së vet. Është e çuditshme se si disa pjesë i ka huazuar dhe disa pjesë i ka të vërteta. Fiqtë. Momenti që më ndikon më shumë tek historia e Erionit psh është kjo që ai e thotë me vërtetësi që kur ishte në Amerikën vrau këmbën dhe me ato pak lek që kishte grumbulluar bëri operacionin nuk arriti të vazhdonte shkollën. Ai bëri një vit shkollë, pastaj se si e vazhdoi shkollën është çudi e madhe?.
Ndërkohë, ai tregoi se kur bëjnë reklama në mediat sociale motra e tij është me e drejtëpërdrejtë. Nëse nuk i pëlqen një ushqim i thotë menjëherë, duke i krijur kështu edhe probleme.
“Më ka prishur punë, ka bërë antireklamë. Të tjerët më kanë lënë për reklama çdo muaj, Sonida thotë “ku hahet ajo” ; “pse me këto do ushqehem, unë kam gatimet e mia”. Por kjo bën me shumë bujë sepse antireklama është reklama më e mirë”./abcnews.al