Kur askush nuk e priste, Barcelona duket se ka gati lëvizjen më të bujshme të merkatos së verës së ardhshme, Erling Haaland. Mino Raiola dhe Alf Inge Haaland, përkatësisht agjenti dhe babai i sulmuesit norvegjez kanë zbarkuar sot në aeroportin e Barcelonës “El Prat”.
Ata kanë ardhur njëri pas tjetrit me avionë privatë dhe kanë kaluar përpara aeroportit, ku janë marrë pikërisht nga shoferi personal i presidentit te Barcelonës, Joan Laporta. Pamjet janë kapur nga fotografët e pranishëm që monitorojnë hollin VIP në aeroport.
Nuk flitet për marrëveshje, por mund të konfirmojmë se Barcelona e dëshiron yllin e Borussia Dortmund dhe për këtë ka nisur punën konkretisht. Barcelonës aktualisht i mungon një sulmues qendre dhe ardhja e Haaland do e dërgonte skuadrën në një tjetër nivel. /abcnews.al
View this post on Instagram