Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga Rrogozhina gjatë një takimi elektoral akuzoi Lulzim Bashën për grumbullime.
Kryeministri i cilësoi takimet e kryedmeokratit si të turpshme dhe kriminale, ndërsa në një deklaratë, selia blu thekson se Rama nuk ka frikë virusin, por shqiptarët që duan ndryshimin.
Lexo edhe: Rama kritikon Bashën nga Rrogozhina për grumbullimet: E turpshme, një rrumpallë kriminale
“Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka frikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dështime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!” thuhet në deklaratën e PD. g.v/abcnews.al