Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaroi në mbledhjen e sotme se nga vlerësimet e bëra deri tani, fleta e votimit me emra rezulton më e përshtatshme.
“Pas vlerësimit të disa varianteve kemi konsideruar si më të përshtatshme, fletën e votimit që do të përmbajë emrat e kandidatëve”, u shpreh ai.
Përfaqësuesi politik i Partisë Socialiste Eridjan Saliajni tha se shqyrtimi duhet të jetë më transparent dhe duhet të merren parasysh të treja modelet.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Lëvizjes për Ndryshim Endira Bushati kërkoi të njihet me vendimin e Komisionit Rregullator pasi për shkak të orës së vendosur për mbledhjen e ka pasur të pamundur të marrë leje për lëvizjen jashtë orës policore.
“Duhet të njihemi me vendimin e Kom Rregullator, mbledhja është bërë jashtë orarit të lejuar, pas orës 20:00. Kërkoj të njihemi me vendimin e Kom. Rregullator të mbrëmshëm se mbrëmë e kam pasur të pamundur të marr leje te E-albania për të ardhur në mbledhje”, u shpreh ajo./mv.abcnews.al