8 sinjale të trupit që tregojnë se keni nevojë për më shumë vitamina

schedule09:37 - 1 Prill, 2021

schedule 09:37 - 1 Prill, 2021

Edhe pse ka shumë ilaçe për të kompensuar mungesën e vitaminave, shumë njerëz ende e vuajnë mungesën e tyre. Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar se një dietë e ekuilibruar i jep trupit gjithçka që i nevojitet. Në këtë artikull ne do ju tregojmë sinjalet që jep trupi për mungesën e vitaminave dhe si t’i rivendosni ato pa dëmtuar shëndetin.

1. Rënie flokësh

Kjo ndodh për shkak të mungesës së vitaminës B7 (biotinë) që gjendet te të bardhat e vezëve të papërpunuara. Ato përmbajnë avidinë e cila bllokon aftësinë e trupit për të tretur biotinën.

Për të rritur konsumin e B7, hani më shumë bajame, fasule soje, patate (pure ose të pjekura) dhe banane.

2. Ngërçe

Ngërçet e shpeshta tregojnë mungesë kalciumi, magnezi dhe kaliumi. Kjo mund të ndodhë nëse bëni sporte pasi kur djersitni, shumë minerale largohen nga trupi. Hani sa më shumë arra, kunguj, banane dhe mollë, sugjeron abcnews.al.

3. Skuqje në fytyrë

Ndodh për shkak të mungesë së biotinës ose vitaminës B7. Trupat tanë ruajnë shumë vitamina të tretshme në yndyrë (A, E, K, D), por vitaminat e grupit B duhet të rikuperohen vazhdimisht. Ju mund ta rrisni sasinë e marrjes së biotinës thjesht duke ndryshuar dietën tuaj. Hani kërpudha, patate, djathë, vezë të ziera, spinaq dhe lulelakër.

4. Mpirja në gjymtyrët tuaja

Ndodh të keni mpirje gjymtyrësh për shkak të ngrënie së ushqimeve jo mjaftueshëm të pasura me vitamina B6, B12 dhe B9 (acid folik). Këto vitamina ndikojnë në blloqet ushqyese të cilat përdoren për prodhimin e qelizave të shëndetshme të gjakut që janë të nevojshme për transportimin e oksigjenit në qeliza. Abcnews.al ju sugjeron të hani më shumë fasule, agrume, ushqim deti dhe shpendë.

5. Gunga në ije dhe duar

Gungat shfaqen për shkak të mungesës së vitaminave A, D dhe acideve yndyrore. Mundohuni të zvogëloni sasinë e yndyrës së konsumuar. Ju duhet të hani shumë salmon dhe arra. Mos harroni për vitaminën A, duhet të konsumoni perime të tilla si karota ose speci i kuq i ëmbël.

6. E verdha në të bardhën e syve tuaj

Kjo ndodh nga mungesa e vitaminës B12. Përfshini më shumë burime të vitaminave në dietën tuaj. Vitaminën B12 e gjeni në mëlçinë e lopës dhe pulës, në qumësht, salmon, ton etj, sugjeron abcnews.al.

7. Indet dentare të prekura

Ndodh për shkak të mungesës së vitaminës D. Hulumtimet treguan se njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D shpesh vuajnë nga periodontiti. Një dietë e cila përfshin ushqime të pasura me kalcium, fosfor dhe vitaminë D është shumë e rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve tuaj. Hani produkte qumështi, oriz kafe, domate, fasule, peshk, agrume dhe rrush.

8. Çarje në cepat e gojës tuaj

Çarjet në cepat e gojës suaj sinjalizojnë se trupi ka mungesë të vitaminave B3, B2 dhe B12 të cilat janë të pasura me hekur dhe zink. Provoni të hani më shumë mish shpendësh, peshk (salmon), vezë, fasule dhe arra. Ne gjithashtu rekomandojmë kombinimin e këtyre ushqimeve me perime sepse vitamina C ndihmon në luftimin e infeksionit dhe përmirëson metabolizmin e hekurit./e.b-abcnews.al