Gerard Pique qëndron jashtë fushave prej datës 4 mars. Mbrojtësi spanjoll pësoi një dëmtim në gju, teksa sot është rikthyer në stërvitje me skuadrën katalanase.
34-vjeçari ka punuar i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit. Një lajm i mirë për Roland Koeman, por trajneri nuk dëshiron të nxitohet.
Pique, i cili numëron vetëm 15 ndeshje këtë sezon, nuk do të rrezikohet për ndeshjen e fundjavës në kampionat përballë Valladolid.
Më datë 10 mars zhvillohet El Clasico në Madrid dhe lojtari defensiv po punon qetësisht për të qenë gati për duelin vendimtar të titullit kampion. /abcnews.al