Këtë të mërkurë në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishin të pranishëm stilistët Miranda Dupi dhe Niko Komani. Të dy janë pjesë e jurisë në programin “Style Star”, duke dhënë sugjerime e komentuar vajzat konkurrente.
Niko Komani tregoi se ndihet i gëzuar që me këtë program po hapin tregun, po bëhet diçka zyrtare për të gjithë, të kënë mundësi pagese dhe bashkëpunime me jashtë, por gjithashtu nënvizoi se jo çdo kush është blogger.
“Mendoj njëher se duhet të pastrohet kjo bota e të qenit të gjithë influencer. Duhet të jesh influencer apo bloggere ato që e meritojnë. Gjërat duhet të jenë më serioze se kohët e fundit hap instagrami dhe të gjithë janë Blogger. Janë të rinj e shprehen nëpër televizione : Niko nuk është stilist”, tregoi Komani.
Ndërkohë, Miranda u shpreh se ata që e shesin veten për kurator imazhi apo stilist mundohen dhe ngelin në tentativë, por njeriu duhet të bëj atë që bën më mirë. “Unë nuk bëhem dot këngëtare ose kuzhiniere sepse çdo njëra është art më vete”.
Të dy u shprehen se kujdesen gjithmonë për pamjen e tyre të jashtme, madje gjatë lojrave me Ermalin kuptuam se edhe kur dalin për të blerë bukë apo hedhur plehrat kurohen për të shmangur paragjykimet.
Ndërkohë të dy patën një moment “përplasje” në program kur u vendosën përpara artistëve me të cilët kishin bashkëpunuar, ku Niko i jep 4.9 pikë fotos së Miriam Canit, e cila ishte e veshur nga Miranda Dupi. Ky moment shkaktoi plot të qeshura në studio dhe Miranda duke qeshur ngrihet drejt tij duke e ‘mbytur’ e më pas përqafuar. Duke buzëqeshur patën edhe një tjetër ‘luftë të ftohtë’ për një veshje të Arilena Arës./abcnews.al