Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Mesila Doda thotë se kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë një deklaratë kriminale duke paralajmëruar qytetarët se nëse ai nuk është kryeministër nuk do të ketë më vaksina.
Ajo shprehet se vaksina do të ketë sepse do të ketë një qeveri më të përgjegjshme që do mendojë për shqiptarët dhe jo për veten.
“Është kriminale deklarata e kryeministrit në ikje… nëse nuk është ai kryeministër nuk do ketë më vaksina…
Opsioni që shtrohet është ose Rama kryeministër, ose vdekja… Kësaj i thonë të bësh presion për votën me jetën dhe vdekjen.
Apel për të gjithë qytetarët: Vaksina do ketë! Sepse, do ketë një qeveri të përgjegjshme e që do mendojë për shqiptarët e jo për një njeri të vetëm. Më 25 prill Shqipëria fiton të ardhmen, fiton jetën dhe normalitetin dhe ne shporrim një diktator!”, shkruan Mesila Doda./mv.abcnews.al