PDIU i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, miratimin e një resolute përmes së cilës t’i kërkohet Greqisë të heqë ligjin e luftës. Deklarata u bë nga nënkryetarja e kësaj force politike në përfundim të mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku u diskutua ndër të tjera edhe për qëndrimin që duhet të mbajë Shqipëria lidhur me ngjarjet në Kosovë.
“Duhet bashkërendim qëndrime të përbashkëta dhe besoj një seancë parlamentare do ishte sinjal shumë i mirë por edhe një vend ku mund të diskutohen problematika të ndryshme.
Kërkova dhe propozova sot një rezulutë ku të kërkoheta heqja e ligjit të luftës me Greqinë. Shqipëria dhe Greqia janë vende anëtare të NATOs, ndaj është e udhës një qëndrim i parlamentit të Shqipërisë, jo vetëm për ligjin e luftës por edhe për cështjen e pronave të shqiptarëve. Kërkoj mbështetjen e parlamentit dhe forcave politike për qëndrime të përbashkëta unifikuese për cështje me interes kombëtar.”tha ajo./abcnews.al


