Skënderbeu, pretendenti kryesor për titull

schedule17:46 - 21 Shtator, 2018

schedule 17:46 - 21 Shtator, 2018

Skënderbeu po bindet gjithnjë e më shumë se do të jetë sërish pretendent kryesor për titull. Futbollisti vlonjat i kampionëve, Devi Bregu, është optimist përpara ndeshjes me Tiranën.

Qetësia në këtë grup sa vjen e rritet.

Një kampionat i nisur me dyshime të mëdha mbi vlerat në vetvete, po kthehet në një varg suksesesh dhe Skënderbeu jo më kot sot beson më shumë se kurrë.

Pas fitores me Flamurtarin në Vlorë, e pohon edhe njëri nga lojtarët më të talentuar, vlonjati Devi Bregu.

“Normal që vit për vit, Skënderbeu është pretendenti kryesor për titull. Këtë gjë e tregon në fushë, siç e treguam dhe në Vlorë. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne që na jep shumë besim. Trajneri na ka komunikuar që objektivi jonë gjithmonë ishte ndeshja e radhës dhe ne jemi në çdo ndeshje për tre pikë”, tha ai.

Ndeshja e radhës është ndaj Tiranës në Korçë.

“Ndeshja ndaj Tiranës është shumë e vështirë. E kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe besoj se do të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, por besojmë që të dalim ne fitimtarë. Tifozët japin një emocion tjetër dhe ky futboll  luhet për tifozë, por që shpresojmë që ta marrim këtë fitore për ata”, shprehet Bregu.

Bregu mbërriti vetëm këtë verë tek Skënderbeu.

Si mendon ai, çfarë e bën kaq të fortë dhe të veçantë, skuadrën kampione?

“Ambienti në Korçë është shumë më e lehtë dhe i jep një marsh më tepër të gjithëve. Edhe besimi i trajnerit ndaj çdo lojtari sidomos ndaj lojtarëve të rinj është shumë kryesor. Për këtë gjë më bëhet shumë qejfi pasi unë jam lojtar i ri, por edhe pjesa kryesore e ekipit si veteranët na kanë ndihmuar në këtë rast”, tregon Bregu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!