Flamurtari lë pas humbjen me Skënderbeun

schedule12:17 - 21 Shtator, 2018

schedule 12:17 - 21 Shtator, 2018

Flamurtari mendon se është i fortë, pavarësisht humbjes me Skënderbeun. Trajneri Daja tregon se përse beson tek skuadra e tij, ndërsa synon maksimumin sot ndaj Partizanit.

Mos vallë do të dorëzohen që pas dështimit të parë?

Nuk është aspak ky mendimi i Flamurtarit, së pari jo i trajnerit Ilir Daja.

I mësuar prej vitesh me tituj kampion, nga të cilët ka fituar tre, por edhe me vështirësitë për të krijuar një ekip për t’ia dalë, specialist tiranas, e sheh gotën gjysmë plot pas humbjes me Skënderbeun, ndërsa vjen dueli i Superligës me Partizanin.

“Nuk kemi bërë gjithçka gabim sepse deri në minutën e 75-të kundërshtari nuk erdhi asnjëherë në portën tonë. Megjithatë nuk kemi bërë as mirë në drejtim të sulmit. Deri sot e kemi analizuar në detaje. Jemi goxha mirë. Mos harroni faktin që jemi të gjithë të rinj, jo nga mosha, por nga koha që jemi bashkë”, u shpreh trajneri Daja.

Në çfarë gjendjeje shkon skuadra vlonjate në Tiranë?

Daja tregon listën e mungesave.

“Alvesh, Kale, Torassa kishte 4-5 ditë që i ishte bashkuar grupit pas dëmtimit që kishte, mungesa e Allës. Janë gati 40% e ekipit që janë elemennt cilësor që nuk kanë qenë në ndeshjen e kaluadhe nuk do të jenë dhe në këtë ndeshje. Por ne nuk duhet ta nxjerrim asnjëherë si justifikim sepse rrugëtimi i gjatë e kampionatit këtë problematikë do ta ketë në vazhdimësi”, tha ai.

Shumëkush flet për ridimensionim për shkak të disfatës me kampionët.

Cilët janë, në të vërtetë, objektivat e Flamurtarit?

“Kemi një grup që ndërthyr eksperiencën me lojtarët e rinj duke mos ulur pretendimet për të qenë në pjesën e sipërme të tabelës për të pretenduar objektiva maksimale edhe pse nga klubi nuk na është kërkuar një gjë e tillë”, shprehet Daja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!