Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon stacioni i Vorës, Rama: Hekurudha Durrës–Tiranë po i afrohet më në fund vijës së finishit

schedule14:51 - 19 Nëntor, 2026

schedule 14:51 - 19 Nëntor, 2026

Projekti për ndërtimin e hekurudhës Durrës–Tiranë, së bashku me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet përfundimit.  Kryeministri Edi Rama ndau në një postim në rrjetet sociale pamje nga stacioni i ri hekurudhor i Vorës, pjesë e projektit të hekurudhës.

“Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit”, shkruan Rama.

E gjithë linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas ka një gjatësi prej 39 km në total, 34 prej të cilave i përkasin segmentit Tiranë-Durrës dhe 5 km është gjurma e re që lidhet me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!