Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milani nuk ka para për kapitenin, Barcelona e fut në listën e dëshirave

schedule10:18 - 31 Mars, 2021

schedule 10:18 - 31 Mars, 2021

Nuk është hera e parë që emri i Alessio Romagnoli lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona. Mbrojtësi i Milanit duket përsëri i lidhur me klubin katalanas, ndërsa fillon negociatat për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në 2022.

Mino Raiola, agjenti i tij, tashmë është takuar me drejtuesit e Milanit për të folur për të ardhmen e mbrojtësit, por klubi italian po ushtron shumë kujdes për të mos e rritur masën e pagave. Milani mund t’i japë pagë deri në 4 milionë euro, shifër që nuk kënaq Raiolan dhe Romagnolin.

Kështu, mund të kërkojë alternativa të reja. 26-vjeçari mund të jetë zëvendësues i Samuel Umtiti të Barcelona, të cilin Barcelona po kërkon ta shesë dhe kërkon rreth 20 milionë euro, teksa ofertat nuk janë të shumta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!