Protestat e dhunshme në Mianmar, SHBA urdhëron diplomatët të largohen nga vendi

schedule08:38 - 31 Mars, 2021

schedule 08:38 - 31 Mars, 2021

Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka urdhëruar largimin e diplomatëve nga Mianmar,  pas protestave të shumta që kanë shkaktuar qindra viktima.

Protestuesit kërkojnë rivendosjen e qeverisë së zgjedhur dhe lirimin e lideres civile Aung San Suu Kyi . Gjatë fundjavës, më shumë se 100 protestues u vranë në të gjithë vendin,  në ditën më të përgjakshme që kur ushtria mori pushtetin.

Ndërsa numri i viktimave ka shkruar në 520.

“Departamenti i Shtetit mori vendimin për të autorizuar largimin e diplomatëve nga Mianmar sepse siguria e personelit të qeverisë amerikane është përparësia më e lartë e departamentit,” tha një zëdhënës.

SHBA, Britania dhe BE kanë dënuar dhunën në vend, por ushtria nuk është tërhequr pavarësisht kritikave ndërkombëtare dhe sanksioneve perëndimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!