Superiore U21/ Vllaznia e Laçi sulmojnë kreun, Tirana e Apolonia “luajnë tenis”

schedule14:59 - 30 Mars, 2021

schedule 14:59 - 30 Mars, 2021

U mbyll ditën e sotme java e 18 e Kategorisë Superiore U21. Ndeshja më interesante për t’u parë ishte derbi mes Laçit e Kukësit, i përfunduar me fitoren 1-3 të kurbinasve, që i afrohen Bylisit në krye.

Ndërkohë, fitore të thella regjistruan Tirana, Apolonia dhe Vllaznia, e cila luajti dje ndaj Football Republic. Ndeshje e bukur mes Turbinës e Teutës, që në fund nxori fitues durrsakët me shifrat 2-3.

Pas kësaj jave vazhdon të kryesojë Bylisi me 42 pikë, një më shumë se Laçi, teksa ende në lojë është Vllaznia. Lënë për të dëshiruar paraqitjet e Football Republic dhe Akademia e Futbollit, që renditen në dy vendet e fundit. /abcnews.al

Kategoria Superiore U21
Java 18, 30 mars 2021
Tirana-Akademia e Futbollit 6-0
Shënues:
Aliaj 8’, Stafa 32’, Sefa 33’, Beshiraj 35’, Sokolaj 83’, A.Jaho 68’
Apolonia-Shënkolli 6-1
Shënues:
Vasilj 12’, 27’, M.Sota 41’, 51’, Andoni 61’, Haxhiu 80’/ M.Dobra 29’
Turbina-Teuta 2-3
Shënues:
Shehi 88’, Williams 90’/ Jazxhi 30’, Pashollari 75’, Kapllani 83’
Kukësi-Laçi 1-3
Shënues:
Karaj 30’/ Kadiu  19’, Zylfiu 67’, Bruka 88’
29 mars 2021
Vllaznia-Football Republic 6-0
Shënues:
Hoxha 4’, Sekja 35’, Leka 37’, Çoba 41’, Smajli 63’, Pali 78’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!