Arrestohet Eno Agasi, i afërm i Ergys Agasit, i shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës, qindra mijëra euro, që ishte sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI.
Dyshohet për vjedhje dhe pengim të zbulimit të së vërtetës. Arrestimi u krye në zonën e Kodrës së Diellit nga policia e Tiranës gjatë kohës që Eno Agasi po lëvizte me automjet. Ndaj tij është caktuar masë sigurie “arrest në burg” nga Gjykata Penale e Shkallës së Parë Tiranë. Eno Agasi po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për dy vepra penale.

