Alkent Pozheku ka realizuar një tjetër projekt të veçantë. Artisti nga Kosova që mban tre rekorde Guinness tregoi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, se portreti i Skënderbeut është realizuar në Kalanë e Krujës, për të cilin i janë dashur 3 orë.
“Ishte një ndjenjë shumë e veçantë të realizoj portretin e Skënderbeut. Kam shfrytëzuar disa kokrra, misër i bardhë, i kuq, fara luledielli dhe grurë. sasia e kokrrave 80-100 kg.“, u shpreh ai. “Ka patur një interesim shumë të madh, pasi ka shumë vizitorë në Kala, ku kanë patur rastin ta shohin mozaikun.”, shtoi ai.
Ai zbuloi se së shpejti pritet të realizojë një tjetër punim në Prishtinë. Kujtojmë që rekordin e parë Guinness, Alkenti e vendosi në vitin 2014, të dytin në 2017 me një protret për Rita Orën dhe një tjetër për ish presidentin amerikan, Donald Trump në vitin 2019. /abcnews.al