Sassuolo i jep lejen, Juventus “prenoton” ish-mesfushorin e Milanit

schedule10:57 - 30 Mars, 2021

schedule 10:57 - 30 Mars, 2021

Juventusi ende nuk ka gjetur një mesfushor qendre të denjë që nga largimi i Pogba dhe vazhdon të kërkojë, teksa italianët janë në plan të parë, pasi mund t’i sigurojë me çmim më të lirë.

Manuel Locatelli është në shënjestër te Juventusit prej muajsh dhe bardhezinjtë janë bindur ta blejnë. Në fakt ata e kërkuan që në shtatorin e kaluar, por nuk arritën ta merrnin për shkak se Sassuolo bllokoi largimin e tij.

Por tashmë situata është ndryshe. Klubi e ka kuptuar qartë se Locatelli nuk ka ç’të japë më dhe dëshiron të bëjë një hap më të madh. Drejtuesit ia kanë hapur derën dhe janë gati të negociojnë shitjen e tij.

 

Ai vlerësohet më shumë se 30 milionë, por Sassuolo dëshiron ta shesë 40, diçka e pamundur në periudhë pandemie. Pritet dakordësia me Juventusin për një shifër prej rreth 35 milionësh. Kontrata e Locatellit përfundon në verën e vitit 2023. /abcnews.al

 

Manuel Locatelli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!