Gjergj Mena, Françeska Hysi dhe Aleksander Mitrollari ishin të pranishëm në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku treguan prapaskenat e personazheve qe luajne çdo fundjavë në “Kosherja”. Ndonëse një pjesë e madhe janë të rinj, ata bëjnë më shumë se një rol gjatë një shfaqje. Këtu mund të ndalemi tek Gjergj Mena i cili ra në sy për personazhet publike që ai imiton, Bashën dhe Boltin.
Gjergji tha se nuk është e lehtë të imitosh figura reale dhe ndjen një lloj përgjegjësie tjetër sepse është edhe pjesa tjetër se si do merret kjo gjë.
“Duke bërë humor në fushën e imitimit, nuk mund të jetë dot pa ekzagjerimin ose pa pjesën e hiperbolës. Është gjë tjetër kur ti merr personazhin dhe bën jetën e tij për shembull në një dokumentar dhe atëherë ti do ta sjellësh dhe ilustrosh si një personazh real. Ndërsa në humor këto lloj hipërbolash janë të natyrshme, por brenda, desha ta theksoj, është dashamirësia. Nuk ka asgjë personale.”, tha Mena.
Ky i fundit tregoi se çfarë i kishte thënë familjes së tij në ditën e premierës, teksa e kishin pëlqyer dhe qeshur pa fund me rolet e tij.
“I bëra një monolog 20 minuta duke i thënë: Të jeni të përgatitur të prisni nga gjëja më e bukur dhe më e mrekullueshme që do të flitet për mua deri tek gjërat më të ndyra dhe më të neveritshme”, tha ai.
Ndërkohë, dy aktorët e rinj, Aleksandër Mitrollari dhe Françeska Hysi treguan se si ishin jetësuar personazhet e tyre. Aleksandri trego se shumë të rinj I kanë shkruar për shkak të hipopistit që luan teksa mësuam se Françeska e do fort personazhin, Lili.
Ermali e pyet edhe për imitimin e Grida Dumës e reagime në lidhje me të, teksa Hysi shtoi se nuk pret mesazh nga ajo për aq sa imitimi ka qenë korrekt e asgjë që mund të cënonte imazhin e politikanes./abcnews.al