SHBA ka dërguar dozat e para të vaksinës AstraZeneca në Meksikë, sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm të vendit.
Marcelo Ebrard tha në një postim në Twitter se dërgesa e parë përfshinte 1.5 milion doza të AstraZeneca.
Ebrard falënderoi Presidentin e SHBA-së Joe Biden duke e cilësuar “mbështetje të madhe në një moment kritik duke treguar bashkëpunim të ngushtë mes të dy vendeve”.
Rikujtojmë se SHBA do të shpërndajë katër milion doza të vaksinës AstraZeneca në Kanada dhe Meksikë. Meksika do të marrë 2.5 milion doza dhe Kanadaja 1.5 milion doza./abcnews.al