U shpall “Dëshmor i Atdheut”, xhaxhai i Arjan Salës ka deklaruar se të gjithë po ju gjenden pranë pas humbjes së të afërmit në luftë me flakët në një magazinë në Tiranë.
Xhaxhai i të ndjerit Sala, ka thënë se dorëzimi i certifikatës “Dëshmor i Atdheut” ishte më e mira e mundshme për lehtësimin e dhimbjes.
“Kanë ardhur të gjithë me radhë, Meta e Rama, dhimbja po na shkatërron. U dorëzua certifikata, ishte gjëja më e mirë që mund të na lehtësojë shumë dhimbjen. Sa të qanin shumë nëna, qanë vetëm një nënë. Ju si gazetarë jeni të mrekullueshëm, na ndihmuat në gjendjen e djalit. Me organizata e fondacione të gjithë na kanë ndihmuar. Dhe individë, më e mira, kanë ardhur zarfa pa adrese, nga Shkodra, sensibilizim i paparë, për Janin, pa i njoftur. I përgëzoj shqiptarët”, ka thënë ai.
Arjan Sala, heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.e.su./abcnews.al