Christian Vieri ka luajtur me shumë skuadra gjatë karrierës së tij, por tek Interi qëndroi më shumë se në çdo vend tjetër. Gjashtë sezone (1999-2005), 103 gola me fanellën zikaltër dhe vetëm një Kupë Italie e fituar në vitin 2005.
Ish-sulmuesi potent italian, ka folur në Bobo TV rreth trajnerit Antonio Conte, Christian Eriksen dhe Interit, që kryeson Serie A dhe është pranë rikthimit te titulli pas plot 11 viteve.
“Conte e ka pranuar se gaboi me Eriksen, Christian duhet të luajë gjithmonë. Po flasim për një lojtar që nuk gabon pothuajse kurrë. Interi po luan një futboll të bukur, zbavitem dhe argëtohem duke i parë.
Kjo skuadër padyshim që e meriton të fitojë titullin kampion dhe merita më e madhe i takon trajnerit Conte“, deklaroi Bobo Vieri. /abcnews.al