Eric Garcia pritet të jetë një nga përforcimet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi 20-vjeçar ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester City.
Rinovim nuk do të ketë, teksa vetë trajneri Pep Guardiola pranoi kohë më parë se lojtari spanjoll do të largohet me parametra zero në fund të sezonit.
Garcia, i cili luajti si titullar në ndeshjen që Spanja fitoi 1-2 përballë Gjeorgjisë, e mbush me mister të ardhmen e tij në prononcimin e dhënë për Teledeporte.
“Jam i përqendruar te ajo që po më ndodh në këto momente. Tani na pret një ndeshje shumë e rëndësishme kundër Kosovës (31 mars).
Më pas të ndodhë çfarë të ndodhë. Mund të jem lojtar i Barcelonës, por mund të luaj edhe diku tjetër, nuk e di çfarë do ndodhë“, theksoi Garcia. /abcnews.al