630 milion € në fushë, zbuloni sa kushtojnë formacionet e Shqipëri-Angli

schedule17:12 - 28 Mars, 2021

schedule 17:12 - 28 Mars, 2021

Gjithçka është gati në “Air Albania”, aty ku Shqipëria do të sfidojë një nga kombëtaret më të forta të Botës, Anglinë, teksa trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare. Kemi vendosur t’i shohim për nga vlera e tyre në merkato për të pasqyruar më qartë edhe diferencat e mëdha mes dy kombëtareve.

Nëse i referohemi Transfermarkt, vlera e 11-shes së Shqipërisë është 48.9 milionë euro, një shifër e mirë, nëse e krahasojmë me vlerën e kombëtares së disa viteve më parë, por sërish nuk vlen aspak për të konkurruar kombëtaren e “Tre Luanëve” në këtë aspekt.

Formacioni i Gareth Southgate në ndeshjen ndaj Shqipërisë vlen plot 582 milionë euro, gati 12 herë më shumë se i Shqipërisë. Shifrat më të frikshme të tyre janë në sulm, aty ku Mount, Kane dhe Sterling vlejnë 180 milionë euro. 

SHQPËRIA (3-5-2): Berisha (2.4); Ismajli (1.5), Gjimshiti (22), Veseli (0.5); Hysaj (14), Laçi (1.2), Bare (1.5), Uzuni (2.2), Memolla (0.3); Cikalleshi (0.8), Broja (2.5). Trajner: Edy Reja. (Totali: 48.9 milionë euro)

ANGLIA (4-3-3): Pope (15); Shaw (25), Maguire (40), Stones (30), Walker (35); Phillips (27), Rice (60), Foden (70); Mount (60), Kane (120), Sterling (100). Trajner: Gareth Southgate. (Totali: 582 milionë euro) /abcnews.al