Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burreli fiton dhe i merr kreun Dinamos, Butrinti “keqtrajton” Memaliajn në të Dytën

schedule15:19 - 28 Mars, 2021

schedule 15:19 - 28 Mars, 2021

Kategoria e parë vazhdon të luhet pavarësisht se Superiorja është ndërprerë prej pauzës së kombëtareve. Sot u luajtën tre ndeshje të javës së 18 të grupit A.

Burreli u kthye të fitorja pas humbjes së javës së shkuar në ndeshjen ndaj Dinamos. Ata mundën sot pastër me shifrat 2-0 skuadrën e Orikut. Në stadiumin “Liri Ballabani” ndeshjen e vendosën dy penallti.

 

Fillimisht shënoi Toma në minutën e 31-të e më pas Vecaj në minuan e 60-të. Me këtë triumf Burreli merr përkohësisht kreun e renditjes. Ndërkohë ne Lezhë skuadra e Besëlidhjes fitoi pastër ndaj Veleçikut me shifrat 3-0.

 

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Hoxha me penallti kaloi vendasit në avantazh e më pas Dibra e Danaj respektivisht në minutat 65 dhe 79, duke vulosur fitoren e ndeshjes dhe marrë vendin e pestë në renditje.

Në ndeshjen tjetër Vora ishte shumë afër fitores ndaj Partizani B, por në fund të kuqtë barazuan. Vora shënoi në minutën e 1-rë me Lushakun dhe Partizani B barazoi me penalltinë e Bërdufit në minutën e dytë shtesë.

 

Ndëkrohë në Kategorinë e Dytë tre kryesuesit arritën të fitonin dhe të ruajnë të njëjtat diferenca në renditje. Bie në sy fitorja e thellë e Butrintit me shifrat 7-0 ndaj Këlcyrës. Teksa Labëria mundi 4-0 Memaliajn dhe Naftëtari mposhti 2-0 Përmetin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!