Nis aplikimi i dozave të vaksinës kineze Sinovac në Gjirokastër dhe Sarandë

schedule14:12 - 28 Mars, 2021

schedule 14:12 - 28 Mars, 2021

ISHP këtë të dielë ka dërguar 1000 doza të vaksinës kineze në Gjirokastër, për të vijuar me vaksinimin e të moshuarve mbi 70 vjeç..

Ato nisën të aplikohen sot tek të moshuarit të cilët po e injektojnë në qendrat shëndetësore ku janë të regjistruar.

Gazetari Orgest Sako bën me dije se në të gjithë rrethin e Gjirokastrës janë ngritur 13 qendra vaksinimi të cilat janë në shërbim të procesit për të vaksinuar të moshuarit mbi 70 vjeç.

Gjithashtu sot pranë qendrave të vaksinës janë paraqitur dhe të  moshuarit mbi 80 vjeç të cilët marrin dozën e dytë.

Ndër të tjera gazetarja Silvi Sulaj bën me dije për ABC se dhe në Sarandë ka nisur aplikimi i vaksinës kineze, ku këtë të dielë kanë mbërritur 1200 dozat e para.e.su./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!